Ligji i gjuhës shqipe në RMV, Fronti Evropian: Rezistencë para Gjykatës Kushtetuese
Prej dy ditësh Fronti Evropian, i udhëhequr nga BDI po qëndron para Gjykatës Kushtetuese në pritje të vendimit për Ligjin e gjuhës shqipe.
Zëdhënësi Bujar Osmani thotë se veprimet e qeverisë aktuale e kanë burimin në Beograd.
“Ka një lojë më të madhe që burimin e ka në veri, në Beograd. Unë kam frikë se këtu ka një mision që ata e quajnë vtoro poluvreme (pjesa e dytë), për t’iu hakmarrë Marrëveshjes së Ohrit. Për ta demontuar brenda 100 ditëve të para”, thotë Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.
Osmani konsideron se qeverisja e Mickoskit i ka të gjitha elementet e shtetit të kapur.
“Elementet e shtetit të kapur po shihen gjithandej. Në çdo front ne kemi rikthim të shtetit të kapur. Kryeministri është prokuror, kryetar i gjykatës kushtetuese, keqpërdoren instrumentet shtetërore për të bërë presion mbi aktivizimin politik. Ky është shteti i kapur! Brina nuk ka shteti i kapur”, shprehet ai.
Gjatë kësaj të hëne është parashikuar mbledhje e kryesive qendrore të partive opozitare e më pas protestës pritet ti bashkëngjiten edhe krerët e partive politike.
Ditë më parë, Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti në rrjetet sociale siguroi qytetarët se ligji nuk do të shfuqizohet të mërkurën, ditë në të cilën është caktuar edhe seanca në Gjykatën kushtetuese e në rend të ditës është edhe iniciativa për shfuqizimin e ligjit.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset