“Fituesi është Turqia, humbës Rusia dhe…”, Redi Shehu analizon tërheqjen e Assad

10 Dhjetor 2024 | 21:49

“Rënia e regjimit të Bashar al-Assad është ngjarja më e madhe në Lindjen e Mesme”, kështu u shpreh në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania analisti dhe publicisti Redi Shehu.

Duke bërë analizë të situatës në Lindjen e Mesme dhe mënyrës se si u rrëzua regjimi i Assadit në Siri, Shehu tha se nga kjo përfituesi më i madh sipas shumicës së ekspertëve të marrëdhënieve ndërkombëtare në botë është Turqia. Sipas tij nga rënia e Assad dalin “humbës” Irani dhe Turqia, dy fuqitë që e mbështetën qënrimin e familjes Assad në pushtet në Siri.

“Kjo është ngjarja më e madhe që nga krijimi i shtetit të Izraelit, në Lindjen e Mesme. Kjo për shkak të natyrës gjeostrategjike dhe gjeopolitike në të cilën ndodhet Siria. Është një vend që garanton lidhje e përhapje, ndaj për herë të parë jepet mundësia që ky vend të ekspozojë këto kapacitete.

Për herë të parë po mendohet se ky vend, nëse demokracia do të funksionojë, do ekspozojë në maksimum kapacitetet e veta gjeostrategjike dhe gjeopolitike që ka. 13 vite luftë civile u eliminuan në 13 ditë, për këtë ka shumë mendime. Pjesa më e madhe e analistëve janë të idesë se fituesi më i madh del Turqia, humbësi më i madh del Irani ndërsa Rusia del po ashtu humbëse, por humbëse më e vogël”,-tha shehu.

Ai tha se disa nga arsyet që sollën në rënien e Assadit, ishin fërkimet e tij për çështjet e “ndaluara” nga Rusia dhe nga Irani. Sipas tij Assadi duke u ndier i fortë tashmë po fillonte të shkonte në zona ku ishte paralajmëruar se nuk duhet të ndërhynte.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026