Imam Mara: Amaneti që më la shoku që u vra me të bijën 4-vjeçare…
Imami Gentian Mara tregoi në emisionin Now në Euronews Albania përjetimet e tij gjatë kohës që jetonte në Siri kur sapo kishin nisur protestat e Pranverës Arabe.
Ai rrëfeu se ishte larguar bashkë me familjen e tij për në Shqipëri në qershor të 2011, disa muaj pas nisjes së protestave që më vonë do të shtypeshin me gjak, ndërsa solli edhe historinë e mikut të tij sirian që u vra me snajper bashkë me të bijën në një nga këto protesta.
“Kam qenë në Damask deri në fundin e 2011, nga 8 marsi dhe deri në qershor qe jam larguar kanë qenë protesta paqësore që nisën në jug, në një zonë që quhet Damia, kalonim në rrugë tokësore me bashkëshorten dhe djalin e vogël për të shkuar drejt Turqisë dhe bashkëshortja thoshte; po shkreptin në anë e majtë, ato ishin bombardime. Nisëm të shohim internetin ku vlonin videot me ato që po ndodhte në Siri. Ditën që jam larguar nga Siria një shoku i im sirian, sot nuk jeton më, më thotë: të të bëj një pyetje, si e shesh gjendjen e Sirisë? Thashë, duke parë që Asad vjen nga fusha e mjekësisë nuk do jetë si i ati. Thotë, do më kujtosh, nuk do të lërë metodë pa e përdoru ndaj nesh. Ai u vra në një nga protestat bashkë e ta bijën 4-vjeçare nga snajperi. Ky ka qenë sistemi i Asadit, sistem gjakpirës, që nuk jetonte dot pa gjak”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Roli i ushtrisë amerikane në Siri pas rënies së Assadit
- Nis dëbimi i sirianëve, pas pezullimit të aplikimeve për azil vjen largimi
Sherr me thika pranë pedonales në Durrës, plagosen tre të rinj
75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA
Balla jep detajet e marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA-në: Si do të disbursohet financimi për Forcat e Armatosura
- 11:04 Sherr me thika pranë pedonales në Durrës, plagosen tre të rinj
- 10:54 75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA
- 10:44 Balla jep detajet e marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA-në: Si do të disbursohet financimi për Forcat e Armatosura
- 10:42 Përplasjet me policinë te Parlamenti, Gjykata vendos lirimin e dy protestuesve
- 10:11 Policia shoqëron aktivistin Arben Kola dhe një protestues tjetër gjatë tubimit në Tiranë (VIDEO)
- 09:45 Protestuesit zhvendosin tubimin nga Parlamenti në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe Unazën e Tiranës (VIDEO)