Kushëriri i Assad: Xhihadistë nga e gjithë bota në Siri, mes tyre dhe shqiptarë
Këtë të mërkurë në Euronews Albania foli në një intervistë ekskluzive Ribal al-Assad, kushëriri i parë i liderit të rrëzuar të Sirisë, Bashar al-Assad.
I pyetur nga gazetari Thimi Samarxhiu nëse ka pasur shqiptarë që kanë kontribuar në rrëzimin e regjimit të Asadd ai tha se xhihadistët që janë mbledhur në Siri janë nga e gjithë bota dhe sigurisht që mes tyre sipas tij ka dhe shqiptarë, por nuk dinte të jepte një shifër.
“Ka pasur xhihadistë nga shumë vende evropiane dhe ka pasur edhe shqiptarë. Nuk jam i sigurtë për numrin pasi ka pasur edhe nga Çeçenia, nga Dagestani nga vende te Azizë Qëndrore por edhe nga Evropa, nga Franca, Belgjika. Kanë qenë kudo, në një farë pike u kthye Siria në një zonë tërheqëse për xhihadistët. Ata u mblodhën për të rrëzuar këtë diktaturë të Sirisë por njëkohësisht u gjendën duke kryer krime dhe një pjesë e tyre u shkëputën nga këto lëvizje. Tani ne na duhet që të gjithë personat që nuk janë sirianë të largohen nga vendi ynë edhe pse e dimë që vendet e mëparshme nga vijnë nuk do ti pranojnë. Ata po përdoren përshembull nga Katari dhe vënde të tjera”, tha Ribal al-Assad.
LEXONI GJITHASHTU:
Kreu i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së: Do të inspektojmë centralet bërthamore të Iranit sipas marrëveshjes
Kryeministri i Katarit: Do të rifillojmë prodhimin normal të gazit natyror të lëngshëm brenda pak javësh
OKB fillon evakuimin e 11,000 marinarëve të bllokuar në Ngushticën e Hormuzit
- 10:14 Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit
- 09:53 Përfundon mbledhja, Rama del nga selia e PS me Ballën. Zbulohen ‘porositë’ për drejtuesit politikë të qarqeve
- 09:47 Gazetari i përmendi Messin, momenti kur Ronaldo injoron gazetarin: Një pyetje tjetër (VIDEO)
- 09:38 Kurti: S’kishim nevojë për zgjedhje të reja, së shpejti nis puna për formimin e institucioneve
- 09:37 Kreu i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së: Do të inspektojmë centralet bërthamore të Iranit sipas marrëveshjes
- 09:32 Kryeministri i Katarit: Do të rifillojmë prodhimin normal të gazit natyror të lëngshëm brenda pak javësh