Përfshihet nga flakët banesa në Korçë
Një apartament në lagjen 14 të Korçës është përfshirë nga flakët duke u shkrumbuar plotësisht.
Ka qenë ndërhyrja e shpejtë e shërbimit zjarrfikës që ka bërë të mundur mospërhapjen e flakëve në apartamentet e tjera të pallatit.
Deri tani policia nuk ka bërë me dije shkaqet e këtij zjarri, por paraprakisht mendohet se 60-vjeçari i cili banonte në këtë apartament të ketë lënë ndezur pajisjet elektrike që përdoreshin për ngrohje.
Zjarri në katin e parë të këtij apartamenti ka shkaktuar panik tek banorët të cilët deri në mbërritjen e zjarrfikësve janë munduar me mjete rrethanore të fiknin zjarrin.
Ndërkohë gjatë pasdites së sotme një tjetër njoftim për zjarr në apartament u dha nga banorë të lagjes numër 2 në Pogradec. Mbërritja në kohë e zjarrfikësve evitoi djegien e apartamentit.
Shkak për flakët ishte bërë një tenxhere që ishte harruar mbi sobën e gatimit nga familjarët.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët