Votuesit e opozitës presin më shumë nga SPAK, gjetjet e Barometrit
Pavarësisht qëndrueshmërisë së opinion publik në vlerësimin pozitiv të punës së SPAK, nëse i analizojmë ata politikisht) sipas mënyrës që kanë votuar në zgjedhjet e fundit 2021), ka një ndarje të qartë mes votuesve socialist dhe votuesve të opozitës për vlerësimin e punës së SPAK.
Votuesit socialistë janë më të shumtë në vlerësimin pozitiv të punës së SPAK-ut (83%)
Përkundër votuesve të opozitës që janë 28.2%.
Ata që nuk e kanë identifikuar votën e tyre në zgjedhjet e fundit ndërkohë janë 49.7% që kanë vlerësim pozitiv për punën e prokurorisë së posaçme.
Qartazi në këto të dhëna duket se votuesit e opozitës kanë më shumë pritshmëri nga SPAK-u apo presin më shumë prej punës së këtij institucioni.
View this post on Instagram

Qasja në mbështetje ose jo të punës së SPAK-ut ka qenë një nga artikulimet më të shpeshta të partive politike kryesore në Shqipëri.
Për sa i përket kësaj , të pyetur nga barometri 63.3% e të pyeturve perceptojnë se qeveria e mbështet SPAK-un në punën e tij , ndërsa ata që mendojnë se opozita e mbështet SPAK-un në punën e tij janë vetëm 21.2%.
Përkundër atyre që mendojnë se qeveria nuk e mbështet SPAK-un në punën e tij që janë 28.2% dhe ata që e mendojnë këtë gjë për opozitën janë në nivelin e 67.1% .
Në të njëjtin kontekst pyetjesh, të pyetur nëse qeveria ka në dorë ta pengojë punën e SPAK-ut, 42.8% mendojnë se po, dhe afërsisht në të njëjtat përqindje (42.6%) mendojnë të kundërtën , se qeveria nuk ka në dorë ta pengojë SPAK-un në punën e tij.

LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës