Kërkoi heqjen e masës së sigurisë, GJKKO jep vendimin për Jamarbër Malltezin

12 Dhjetor 2024 | 12:39

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Jamarbër Malltezit për heqjen e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”. Ndryshe nga rasti i ish-kryeministrit Sali Berisha, gjyqtarja Flojera Davidhi nuk pranoi kërkesën e Malltezit për të revokuar këtë masë.

Malltezi ndodhet në “arrest shtëpie” që prej muajit nëntor të vitit të kaluar, me vendim të gjyqtares Ilirjana Olldashi, e cila ndryshoi vendimin e shkallës së parë duke liruar nga qelia dhëndrin e Sali Berishës.

Kujtojmë se ish-kryeministri Sali Berisha u la i lirë më 27 nëntor, pas 333 ditësh izolimi në banesë, ndërsa për Jamarbër Malltezin, masa e sigurisë mbetet ende në fuqi.

Ish kryeministri Berisha akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për të favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një ndër pronarët e truallit ku shtrihej kompleksi sportiv, mbi të cilin ndërtoi më pas 19 kulla.

Ndërkohë, Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, pasi ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij, Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026