Shkaktoi aksidentin me një të plagosur në Pogradec, arrestohet autori

12 Dhjetor 2024 | 15:21

Një 46-vjeçar me inicialet T.T. është arrestuar në Pogradec pasi mbrëmjen e të mërkurës u bë shkak i një aksidenti.

Ndërsa drejtonte makinën në gjendje të dehur ai është përplasur me një automjet tjetër. Për pasojë është lënduar shoferi i automjetit tjetër, gjithashtu 46-vjeç.

Ky i fundit, sipas informacioneve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“U arrestua shtetasi T. T., 46 vjeç, banues në Pogradec, pasi në aksin “Korçë-Pogradec”, automjeti që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur më një automjet tjetër. Nga përplasja është dëmtuar 46-vjeçari, i cili është jashtë rrezikut për jetën”,-thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026