Bashkia Tiranë hap aplikimet për 1200 kredi të buta për strehim

12 Dhjetor 2024 | 15:22

Bashkia e Tiranës ka njoftuar hapjen e aplikimeve për programin e subvencionimit të interesave të kredisë, i cili synon të mbështesë familjet dhe individët në nevojë për strehim. Ky program realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Sipas njoftimit, aplikimet do të hapen më 12 dhjetor 2024 dhe do të mbyllen më 13 janar 2025. Familjet dhe individët e interesuar mund të aplikojnë përmes portalit qeveritar “e-Albania”, duke përdorur shërbimin “Kërkesë për të përfituar nga programet e strehimit social”. Aplikantët duhet të përzgjedhin formën e preferuar të trajtimit, përfshirë programin Banesë me Kosto të Ulët ose Subvencionimin e Interesave të Kredisë, në rast se opsioni i parë nuk është i mundshëm.

Kriteret kryesore për aplikim:

  • Aplikanti duhet të jetë mbi 18 vjeç në momentin e paraqitjes së kërkesës.
  • Familjet nuk duhet të kenë në pronësi një banesë.
  • Familjet që zotërojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit.
  • Të ardhurat e familjeve duhet të jenë brenda kufijve të përcaktuar nga programi.

Faza e dytë, që përfshin dorëzimin e dokumentacionit të nevojshëm, do të shpallet me një njoftim të dytë publik. Bashkia informon se për qytetarët që përballen me vështirësi në aksesimin e portalit elektronik, asistenca do të ofrohet pranë njësive administrative.

Programi i Subvencionimit të Interesave të Kredisë është rihapur me qëllim mbështetjen e familjeve dhe çifteve të reja, të cilat nuk kanë mundësi ekonomike për të përballuar tregun e lirë të banesave.

Bashkia thekson se ky program është një mundësi e rëndësishme për familjet që kanë nevojë për mbështetje financiare për blerjen e një banese.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)

Një 40-vjeçar ka mbetur i vrarë pas të shtënave me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Laçit/ Viktima është identifikuar si Ilir...
23:10 | 09/07/2026

“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg

Juristi, Ylli Manjani këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mbledhja e 21-të të Komitetit Parlamentar...
22:17 | 09/07/2026

“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)

Një moment i veçantë është shënuar në ditën e 40-të të protestës së aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, kur një panda-maskot mbërriti në Bulevardin “Dëshmorët...
21:59 | 09/07/2026