Berisha: Narkoshteti ka futur krimin e drogën në klasa, po fshehin ngjarjet e rënda

13 Dhjetor 2024 | 14:03

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka cilësuar alarmante sigurinë në shkollë nisur nga ngjarjet e rënda kriminale të shënuara ditët e fundit.

Në konferencën e përjavshme me mediat, Berisha tha se ngjarjet e ndodhura janë shprehja më flagrante e depërtimit të krimit në shkolla, të drogës në shkolla.

“U bëj thirrje prindërve dhe nxënësve të bëjnë gjithçka për të shmangur episode të tilla të nxitura direkt nga pushteti i krimit. Këto janë shprehje flagrante të penetrimit të krimit në shkolla, të drogës në shkolla. Dënoj me ashpërsinë më të madhe qëndrimin indiferent dhe fshehjen e këtyre akteve nga Ministria e Arsimit, Policia e Shtetit dhe qeveria. Garantoj se akte të tilla në shkolla do dënohen me rreptësinë më të madhe se në mënyrën më të prerë, të armatosur me armë të ftohta apo të tjera, nuk do mund të futet kush në shkollë. Kjo që ndodh në shkollat tona po paguhet me gjakun e fëmijëve tanë dhe është i tëri skenar i narkoshtetit”, tha Berisha.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026