Koçiu: 55 mijë shërbime në banesë për të moshuarit e të sëmurët kronikë nga Janari
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka theksuar se rritja e mbulimit shëndetësor në banesë është një ndër objektivat tonë kryesorë në sektorin e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Në konferencën me temë “Sigurimi i Qëndrueshmërisë së Shërbimeve Shëndetësore në Banesë për të Moshuarit”, ministrja Koçiu u shpreh se aktivizimi i shoqërisë civile, mendimi kritik dhe debatet konstruktive janë elementë thelbësorë për të përmirësuar punën e përbashkët.
“Shërbimi shëndetësor në banesë, është një shërbim jetik, i domosdoshëm dhe i rëndësishëm jo vetëm për të moshuarit, por për të gjithë të pamundurit që nuk aksesojnë dot strukturat shëndetësore dhe ato sociale”, theksoi ministrja ndërsa solli në vëmendje lançimin dy javë më parë të figurave të reja të profesionistëve që vendosen në shërbim të këtij qëllimi, si psikologë, punonjës socialë, fizioterapistë, etj.
Sipas saj, dy nga katër figurat profesionale janë tejet të rëndësishme sa i përket ofrimit të shërbimit në banesë. “Është operatori socio-shëndetësor dhe kujdestari personal. 2 nga 4 figurat profesionale që ne lançuam dhe unë besoj fort që duke rritur profesionalizmin këtyre dy modeleve, ne do krijojmë mundësinë për t’ju shërbyer akoma dhe me më shumë cilësi të gjithë të pamundurve që nuk lëvizin dot nga banesa”, nënvizoi ministrja.
Koçiu vuri në dukje se në kuadër të projektit “Shëndet për të gjithë”, të financuar nga qeveria e Zvicrës, janë mbështetur shumë qytetarë që e kishin të pamundur të paraqiteshin pranë qendrës shëndetësore.
“Janë trajnuar 1000 profesionistë në 2 vitet e fundit dhe ndërkohe që nga janari në nëntor të këtij viti ne kemi ofruar në banesë 55 mijë vizita për të sëmurët kronikë dhe vetëm në muajin nëntor janë kryer 22 mijë vizita në banesë për rreth 5200 pacientë. Kur flasim për shërbim për të pamundurit duhet të kemi në konsideratë edhe shërbimin që ofrohet sa më pranë vendbanimit të qytetarëve dhe pikërisht për këtë gjatë viteve të fundit është investuar në infrastrukturën shëndetësore. Janë mbi 400 qendra shëndetësore që janë rikonstruktuar për të përmirësuar infrastrukturën fizike, por dhe për t’i pajisur “, përfundoi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.