Buxheti 2025/ Veliaj: Nisim ndërtimin e 5 shkollave dhe qendrave për autizmin

13 Dhjetor 2024 | 19:24

Numri i shkollave të reja të ndërtuara në 10 vitet e fundit do të jetë mbi 50. Gjatë dëgjesës për buxhetin e vitit 2025, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, prezantoi projektet kryesore të investimeve për vitin e ardhshëm, duke vënë theksin te ndërtimi i shkollave të reja, qendra për fëmijët e spektrit autik dhe ato për të moshuarit.

Kreu i Bashkisë njoftoi ndërtimin e disa shkollave të reja në zona kyçe të kryeqytetit, duke përfshirë lagjen “Rilindja” te Astiri, Saukun dhe zonën e Liqenit të Thatë.

“Unë besoj se kemi bërë mjaftueshëm, kemi bërë mbi 100 kënde lodrash, 101 kopshte dhe çerdhe ku hahet ushqim bio. Pra një super revolucion. Të njëjtën gjë kemi bërë te Piramida, ku kurset i paguan Bashkia e Tiranës. Pra, do të mësosh zanatet e kohës moderne, me kodim, me inteligjencë artificiale, do t’i paguajë bashkia. Të njëjtën gjë kemi bërë edhe me shkollat. Kemi 45 shkolla të reja. Tani do fillojmë 5 shkolla vetëm në zonën e lagjes “Rilindja”, te Astiri, Unaza e Madhe. Do të fillojmë 2 shkollat e reja në Sauk te Spitali i Arabit dhe tek Akademia e Policisë. Do të fillojmë dy të tjera, një te Liqeni i Thatë dhe një te Parku Olimpik dhe unë them që edhe këtu do mbahemi mend si administrata që i la bashkisë mbi 50 shkolla të reja”, tha ai.

Një projekt tjetër është ndërtimi i Qendrës së Fëmijëve për spektrin autik dhe sindromën down në Njësinë 2. Kryebashkiaku Veliaj e cilësoi këtë projekt si më të madhin e këtij lloji në Ballkan.

“Një nga gjërat më të bukura që do bëjmë në këtë buxhet, meqë jemi te Njësia 2, ish qendra “Pëllumbat” te Ambasada Amerikane, i ka kaluar si pronë Bashkisë së Tiranës. Ne do bëjmë qendrën më të madhe ditore për fëmijët e spektrit autik në Ballkan. Në fillim të vitit do të kemi garën për arkitekturën e Qendrës së Fëmijëve për Spektrin Autik dhe Sindromën Down. Shpresoj që ta ndërtojmë në kohë record për të gjithë fëmijët, por sidomos për prindërit që bëjnë dy sakrifica, edhe pas fëmijës, edhe për të mbajtur shtëpinë, t’u japim një lehtësi të jashtëzakonshme dhe ta kthejmë në qendrën më të mirë të ekselencës së këtyre shërbimeve sociale në gjithë Ballkanin”, deklaroi ai.

Bashkia e Tiranës do të ndërtojë gjithashtu qendra sociale për të moshuarit në zonat periferike, përkatësisht në Vaqarr dhe Zall-Herr.

“Për herë të parë ne do të sjellim qendra të reja komunitare në Vaqarr edhe në Zall – Herr. Janë dy zona që janë të konsiderueshme në numër, mbi 10-15 mijë banorë. Në këtë sens, 2 zonat e para periferike ku ne do të çojmë shërbimin e qendrave komunitare, do të jetë Zall – Herri dhe Vaqarri”, shtoi Veliaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026