Rohde për sulmin në “Ibër-Lepenc”: Të presim hetimet, nuk duhen akuza por prova!

14 Dhjetor 2024 | 08:44

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka folur lidhur me sulmin e para dy javësh në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit. Për këtë sulm, Kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani, kanë akuzuar Serbinë.

Rohde ka thënë se deri më tani nuk ka asnjë informacion të qartë për të vërtetuar identitetin e autorëve, duke shtuar se hetimet po vazhdojnë.

“Përfaqësuesja e Lartë e cilësoi këtë incident si ngjarje terroriste, të rëndë dhe tani jemi në fazën e hetimit. Nuk mendoj se duhen akuza të tilla, duhen prova. Le ta lëmë hetimin të marrë rrjedhën e tij. Të gjithë aktorët, siç thashë edhe më parë, duhet të përmbahen nga akuzat që mund të cenojnë stabilitetin dhe të shkaktojnë frikë te qytetarët. Deri më tani nuk kishte asnjë informacion të qartë për të vërtetuar identitetin e autorëve. Prandaj, duhet ta lëmë hetimin të vazhdojë”, ka deklaruar Rohde në një intervistë të përbashkët me Ambasadorin e Francës Olivier Gueraud.

Rohde dhe Gueraud kanë folur gjithashtu edhe për dialogun. Sipas Gueraud, dialogu është e vetmja rrugë për zgjidhjen e problemeve dhe normalizimin e marrëdhënieve. Ai tha se qëndrimi i Francës dhe Gjermanisë sa i përket dialogut është i njëjtë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026