Të hënën zyrtarizohet Europiani U-21, kompeticioni mes Shqipërisë dhe Serbisë
U kritikua nga personazhe të ndryshëm të botës së futbollit, mes tyre dhe ish-sportistë, por është çështje orësh që të zyrtarizohet kampionati europian i 21-vjeçarëve, që organizohet nga Shqipëria në bashkëpunim me Federatën Serbe. Ditën e hënë, UEFA pritet të mbledhë komitetin ekzekutiv, ku do të diskutohen disa pika, mes tyre edhe ajo që ka shkaktuar së tepërmi polemika, bashkëpunimi mes dy federatave shqiptare dhe serbe. Muaj më parë u bë me dije se aplikimi i bërë prej tyre ishte i vetmi në përputhje me rregullat e qeverisë evropiane të futbollit, duke dhënë idenë se gjithçka është miratuar.
Pra, ditën e hënë mbetet vetëm zyrtarizimi i këtij vendimi, teksa, ashtu siç ka ndodhur më herët, pritet që të ketë reagime të mëdha në Shqipëri dhe Kosovë. Kundërshtia e tyre nuk pritet të ketë ndikim në këtë proces, që ka marrë dritën jeshile, por më pas do të jetë përgjegjësia e organizatorëve për të garantuar rendin dhe sigurinë, pasi në 2014-ën, stadiumi i Beogradit u kthye në arenë boksi, ku u sulmuan dhe dhunuan futbollistët e kombëtares kuqezi.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut