Myslim Murrizi: Çmimi që mori Dumani nga SHBA është qesharak!
Ish-deputeti Myslim Murrizi ishte i ftuar këtë të hënë në Euronews Albania. Ai u ndal më së shumti në çmimin për të cilin DASH dha ndaj Altin Dumanit për shpalljen e kreut të SPAK, si 1 nga 10 kampionët në luftën kundër korrupsionit në botë.
“Dumani ka kërkuar të jetë në SPAK 18 vjet, nuk është pak koha 9 vjeçare për të luftuar korrupsionin, aq sa e ka gjykata e Lartë dhe Kushtetuese. Dumani ka 2 vjet në krye të SPAK-ut si shef por në 20 prokurorë që janë në SPAK, unë nuk ndaj të njëjtën konsideratë për të gjithë.
Sa i përket çmimit që mori Dumani është qesharak. Qesharak është dhe fakti se kush e ka dhënë këtë çmim pra, sekretari i shteti Antony Blinken”, tha Murrizi.
Ndër të tjera, ai bën një krahasim të dhënies së çmimit ndaj Dumanit me fillesat e Berishës si një kryeministër.
“Kjo më kujton siç ishte Berisha kryeministër nga korriku i 2013 deri në shtator kur do vinte Edi Rama. Ngopen me dekorata ndërkohë që ka tre lufta në këmbë përveç Sirisë. Dumani nëse sillet për të njëjtin fenomen jo me dy standarte, do ta ketë dekoratën këtu, te shqiptarët dhe jo nga Blinken”, përfundon Myslim Murrizi.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni