Mbahet ceremonia e “FIFA The Best” në Doha, gara mes yjeve të futbollit botëror

17 Dhjetor 2024 | 14:12

Pasditen e kësaj të marte, bota e futbollit do të njohë disa nga verdiktet më interesante të këtij sporti, pasi zhvillohet ceremonia e çmimeve prestigjioze “FIFA The Best”. Plot 9 çmime do të ndahen në orën 18:00, drejtpërdrejt nga Doha e Katarit, ndërsa është bërë me dije se fituesit do të shpallen online. Kjo për shkak të angazhimeve të futbollistëve dhe trajnerëve me klubet e tyre, duke bërë që eventi të ketë një format ndryshe këtë vit.

Sa i përket garës për lojtarin më të mirë të vitit, emrat kryesorë janë Rodri, Haaland, Bellingham dhe Vinicius Jr, të cilët kanë probabilitetin më të lartë për të fituar këtë çmim.

Në listën e kandidatëve për trajnerin më të mirë të vitit spikasin emra si Carlo Ancelotti, Luis de la Fuente, Pep Guardiola, Xabi Alonso dhe Lionel Scaloni.

Për çmimin e portierit më të mirë të vitit, konkurrenca është e fortë mes Unai Simon, fitues i Kampionatit Evropian, dhe emrave të tjerë si Emiliano Martinez, Ederson, Mike Maignan dhe Gianluigi Donnarumma.

Ceremonia përfshin gjithashtu çmime për futbollin e femrave, si dhe tre çmime të tjera prestigjioze: Çmimi Puskas për golin më të bukur, Çmimi Marta dhe Çmimi i Publikut.

Kujtojmë se në dy edicionet e fundit, lojtari më i mirë i FIFA-s është shpallur Lionel Messi, i cili mbetet një ikonë e këtij eventi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur

Arben Malaj ka konfirmuar se do të kandidojë si kandidat i pavarur për kryetar të Bashkisë së Vlorës në zgjedhjet vendore të vitit 2027. Përmes...
17:10 | 25/07/2026

Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo

Nevruz Bramo humbi shikimin dhe një gisht të dorës në moshën 10-vjeçare nga shpërthimi i një mbeturine luftarake që do t’ia ndryshonte jetën përgjithmonë, por...
16:54 | 25/07/2026

“Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit

Muzika pushtoi kalanë e Rozafës, ku nata e dytë e “Za Fest” mblodhi qindra artdashës nga Shkodra dhe qytete të tjera të vendit. Në një...
16:18 | 25/07/2026