Ukraina shkatërron një rrjet të madh spiunazhi rus
Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) njoftoi se ka shkatërruar rrjetin më të madh të spiunëve rusë që vepronte në pesë rajone të vendit, përfshirë Zaporizhja, Harkiv, Sumi, Mikolaiv dhe Odesa.
Rrjeti, i përbërë nga 12 agjentë dhe informatorë, përfshinte ish-ushtarë ukrainas të rekrutuar nga inteligjenca ruse (GRU).
Ata kishin për detyrë të mblidhnin të dhëna për vendndodhjet e sistemeve të mbrojtjes ajrore, avionëve F-16 dhe kompanive që prodhojnë sisteme të luftës elektronike kundër dronëve rusë.
SBU ka ngritur aktakuza për tradhti ndaj anëtarëve kryesorë të rrjetit, të cilët rrezikojnë deri në 8 vite burg nëse shpallen fajtorë. Avionët F-16, të furnizuar nga Perëndimi, mbeten një shqetësim i madh strategjik për Rusinë në konfliktin që po vazhdon prej gati tre vjetësh.
LEXONI GJITHASHTU:
Të shtëna me armë drejt një turme në Çikago, plagosen 12 persona
Irani: Do të marrim masat e nevojshme nëse SHBA nuk përmbush detyrimet
Vijojnë replikat, Meloni i përgjigjet Trump: Sulmet e tua të pakuptimta, fokusohu te popullariteti yt
- 17:40 Të shtëna me armë drejt një turme në Çikago, plagosen 12 persona
- 17:35 Irani: Do të marrim masat e nevojshme nëse SHBA nuk përmbush detyrimet
- 17:32 Rritet numri i vizitave dentare në verë, specialistët: Mos i neglizhoni dhëmbët e qumështit
- 17:26 Vijojnë replikat, Meloni i përgjigjet Trump: Sulmet e tua të pakuptimta, fokusohu te popullariteti yt
- 17:19 Komedia me nota dramatike shfaqet në Elbasan, “Për një fjalë goje” sjell humor dhe reflektim
- 17:10 Ushtria amerikane: 55 anije tregtare kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit