Kishte humbur kontaktet me familjarët, gjendet e mbytur 26-vjeçarja në Kukës

18 Dhjetor 2024 | 10:55

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në fshatin Orgjost të Kukësit, ku një 26-vjeçare është gjetur e pajetë në kanalin e hidrocentralit të zonës.

Policia njofton se viktima është shtetasja M.O., 26 vjeçe, banuese në fshatin Kosharisht. Familjarët kishin bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Kukës pasditen e datës 16 dhjetor, për largimin e saj nga banesa dhe humbjen e kontakteve.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nga eksperti mjekoligjor, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Hetimet e deritanishme sugjerojnë se 26-vjeçarja është vetëmbytur.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Kukësit për veprime të mëtejshme ligjore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026