Atentati ndaj Kevin Hajrullës, i riu shoqërohet te Trauma

19 Dhjetor 2024 | 08:05

I plagosuri i atentatit të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës Kevin Hajrulla, në orët e mëngjesit të kësaj të enjte është nisur drejt kryeqytetit. Pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Vlorës ai është nisur drejt Traumës në gjendje të rëndë për jetën për të marrë një ndihmë mjekësore më të specializuar.

Besohet se në atentatin ndaj tij kanë marrë pjesë tre persona, dy të cilët godasin me kallashnikov në drejtim të mjetit Benz të 30-vjecarit. Dyshohet të kenë qenë dy gryka zjarri që godasin me breshëri, referuar numrit të lartë të gëzhojave dhe asaj çfarë u gjet në brendësi të mjetit Kia i cili u dogj në Panaja.

Policia e Vlorës fill pas ngjarjes ka ushtruar kontrolle në banesa dhe biznese jo vetëm në zonën ku ndodhi ngjarja por në gjithë qytetin.  Të pyetur marrë në pyetje në komisariatin e Vlorës janë mbi 20 persona të cilët janë kryesisht miq, familjarë të viktimës, dëshmitarë të rastit dhe ata të cilët mund të konsideroheshin “armiq” të tij apo kushëririt të tij.

Prej dëshmive nuk kanë dalë detaje të cilat mund të ndihmojnë zbardhjen e ngjarjes. Policia vijon edhe sot kontrollet dhe sekuestrimin e kamerave të sigurisë. J

anë sekuestruar me dhjetra servera të kamerave në zonë dhe përgjatë itenerarit ku kanë lëvizur autorët. Hetimet ndërkohë vazhdojnë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026