Mandarinat me pesticide, Resuli: Janë 2 preparate shumë të rrezikshme për shëndetin

19 Dhjetor 2024 | 14:06

Presidenti i Urdhrit të Veterinerëve Ervin Resuli i cili një ditë më parë bëri publik skandalin e mandarinave shqiptare të bllokuara në BE tha në një intervistë për Euronews Albania se bëhet fjalë për praninë e dy pesticideve shumë të rrezikshme për shëndetin.

Sipas tij, ky është një rast ku kanë dështuar një sistem i tërë institucionesh në varësi të Ministrisë së Bujqësisë që përmes kontrolleve duhet ta kishin dedektuar problemin që në gjenezë.

“Janë dy preparate të ndaluara nga BE për t’u gjendur në fruta-perime dhe i ndaluar që nga 2020 edhe në Shqipëri. Po flasim për 2 preparate që janë shumë të rrezikshme që shkaktojnë probleme shëndetësore në njerëz dhe BE e ka nxjerrë nga përdorimi fare. Të njëjtin ligj e kemi në Shqipëri, por ato gjenden dhe përdoren nga fermerët, që nuk e kanë nivelin të bëjnë dallimi; janë institucionet ato që duhet të këshillojnë fermerët. Mesa duket këto preparate qarkullojnë kontrabandë. Është një sistem i tërë në varësi të ministrisë së bujqësisë, që duhet të jetë aktiv dhe vigjilent”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha zbuloi se ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim. Sipas...
13:57 | 28/05/2026

Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha foli në lidhje me grupin e Igli Kamberit, i cili po...
13:34 | 28/05/2026

“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari grek Spiros Sideris foli mbi vizitën që ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, zhvilloi...
13:20 | 25/05/2026