Sulmi rus ndaj ambasadës shqiptare në Kiev, reagon Ministria e Jashtme

20 Dhjetor 2024 | 15:17

Mbrëmjen e djeshme, Rusia ndërmori një tjetër sulm ajror mbi kryeqytetin e Ukrainës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa zona të Kievit. Mes godinave të prekura nga bombardimet është edhe ajo ku ndodhet ambasada shqiptare.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar menjëherë, duke dënuar ashpër këto sulme, të cilat i cilëson brutale dhe të papranueshme. Në deklaratën zyrtare, MEPJ konfirmon dëmtimin e fasadës së jashtme dhe disa hapësirave të brendshme të ambasadës shqiptare, ndërsa theksohet se për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

“Një seri sulmesh ajrore të Federatës Ruse tronditën Kievin, duke dëmtuar pjesërisht godinën ku ndodhet ambasada jonë dhe disa misione të tjera diplomatike. Ky akt i pakuptimtë përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj themeleve të diplomacisë ndërkombëtare. Paprekshmëria e misioneve diplomatike dhe mbrojtja e personelit të tyre janë parime të panegociueshme, të cilat duhet të respektohen plotësisht,” thuhet në deklaratën e Ministrisë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Tykhy, njoftoi se si pasojë e sulmeve, janë dëmtuar gjashtë ambasada të huaja, përfshirë ato të Shqipërisë, Argjentinës, Palestinës, Maqedonisë së Veriut, Portugalisë dhe Malit të Zi, të cilat ndodhen në të njëjtën ndërtesë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026