Disa të vdekur dhe 80 të plagosur, arrestohet autori i sulmit terrorist në Gjermani
Është rënduar bilanci i sulmit terrorist në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani, ku një makinë u fut me shpejtësi mes turmës së njerëzve.
Media gjermane Bild shkruan se të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe mbi 80 të tjerë janë plagosur.
Ndërkohë që autoritetet aktualisht kanë konfirmuar vetëm dy viktima.
Kryeministri i Saksonisë-Anhalt, Reiner Erich Haseloff ka njoftuar se ka pasur të paktën dy viktima – përfshirë, sipas tij, një fëmijë.
Policia ka arrestuar autorin e sulmit, një burrë nga Arabia Saudite i lindur në vitin 1974, i cili prej vitit 2006 punonte si mjek në Gjermani. Ai thuhet se e kishte marrë me qira makinën e krimit pak para sulmit. Makina me të cilën autori hyri në turmë ka ecur me shpejtësi skëterre për të “të paktën 400 metra në tregun e Krishtlindjeve” në Magdeburg.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme