Hynë ilegalisht në territorin e Kosovës, arestohen shtetasit serbë

21 Dhjetor 2024 | 09:40

Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten në mbrëmje, në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë, janë ndaluar pesë shtetas të Serbisë të dyshuar për hyrje ilegale në territorin e Republikës së Kosovës.

“Njësia policore ka ndaluar një veturë me targa të Serbisë, e drejtuar nga një shtetas serb, ku ndodheshin edhe katër persona të tjerë, të gjithë shtetas të Serbisë. Dyshohet se ata kanë hyrë në Kosovë nga Serbia përmes rrugëve ilegale,” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Pas ndalimit, të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor. Sipas Policisë, pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, ata janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti po trajtohet nga autoritetet kompetente.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vuçiç: Kosova pjesë e Serbisë, po forcojmë ushtrinë për të mbrojtur vendin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Kosova dhe Metohia janë pjesë e Serbisë, gjatë ceremonisë së promovimit të oficerëve të rinj të Forcave të...
19:30 | 25/07/2026

Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kundërshtuar rikthimin në sistemin e drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë që dhanë dorëheqjen në vitin 2022,...
15:55 | 24/07/2026

Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti këtë të premte është shpallur fajtor lidhur me akuzën për mosdeklarimin e 172 mijë e 600 eurove. Gjykata Themelore në...
14:35 | 24/07/2026