Festat e fundvitit, fluks hyrjesh në portin e Durrësit
Festat e fundvitit kanë shtuar fluksin e lëvizjeve në portin më të madh në vend.
Ndërsa po afron festa e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, të shumtë kanë qenë emigrantët shqiptarë që janë rikthyer në atdhe për t’i kaluar së bashku me familjarët e tyre këto ditë pushimi.
Euronews Albania mëson se mëngjesin e sotëm, në portin e Durrësit kanë mbërritur 4536 pasagjerë me 3 tragetet e linjës Bari – Durrës dhe Ankona – Durrës, ndërsa në dalje janë 1157 pasagjerë.
Gjithsesi, këto nuk janë shifrat përfundimtare për këtë të diel, pasi në darkë pritet mbërritja e 2 trageteve të tjerë nga Bari.
Kujtojmë se duke nisur nga data 19 dhe deri ditën e sotme, kur data shënon 22 dhjetor, tragetet që lidhin portin e Durrësit me portet italiane kanë kryer lundrime të dyfishta çdo ditë, për të përballuar fluksin e udhëtarëve që kërkonin të ktheheshin në Shqipëri.
Në funksion të përpunimit të shpejtë të udhëtarëve dhe mjeteve të tyre autoritetet portuale kanë vënë në dispozicion 30 sportele.
Fluksi i pasagjerëve përgjatë këtyre ditëve pritet të jetë rreth 10% më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, por gjithsesi shumë më i ulët sesa në periudhën e sezonit veror.
Në periudhën Janar-Nëntor të këtij viti në portin e Durrësit janë përpunuar 716.214 pasagjerë nga të cilët 337 324 në hyrje dhe 378. 890 në dalje.
LEXONI GJITHASHTU:
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)