Shqipëria nis “Giro d’Italia” në 2025, Rama: Moment historik, ndiqet nga 200 TV

23 Dhjetor 2024 | 16:30

Një nga aktivitetet më të famshme sportive në botën e çiklizmit, Giro d’Italia, do të nisë vitin e ardhshëm në Shqipëri. Gara e njohur me një traditë mbi 100-vjeçare ka përzgjedhur vendin tonë si destinacion për nisjen e saj të vitit 2025, një zhvillim historik që pritet të tërheqë vëmendjen e miliona spektatorëve në mbarë botën.

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në konferencën e prezantimit të “Giro d’Italia Grande Partenza”, e cilësoi këtë ngjarje si një moment të rëndësishëm për Shqipërinë, jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në promovimin ndërkombëtar të vendit tonë.

“Kemi marrë konfirmimin që Shqipëria është zgjedhur… E di që ka shumë zgjedhje për vende konkurrente, por kjo është një traditë që vazhdon prej 15 vitesh. Jam i lumtur që kemi mundur shumë të tjerë më të mëdhenj. Gjithashtu, për t’ju treguar vendin tonë të mrekullueshëm 800 milionë spektatorëve në 200 televizione botërore që transmetojnë drejtpërdrejt Giro d’Italia”, tha Rama.

Gara do të zhvillohet për tre ditë me radhë në Tiranë, Durrës dhe Vlorë, duke mbledhur kampionët më të mëdhenj të çiklizmit nga e gjithë bota. Ky event, i cili shtrihet përtej sportit, për Ramën është një mundësi për të treguar Shqipërinë si një destinacion të veçantë në hartën globale.

“E kam thënë gjithmonë: Shqipëria është një Itali e vogël, dhe me këtë nisje ne jemi vërtet një Itali në anën tjetër të detit. Ky event nuk është vetëm një ngjarje sportive, por një festë ku të gjithë përfshihen. Për ne është hera e parë dhe shpresoj jo e fundit. Do të kujdesemi të bëjmë gjithçka edhe për nisjen e garës në vitin 2026”, u shpreh kreu i qeverisë.

Në 9  maj 2025, çiklistët më të mirë të botës do të garojnë për pole position duke nisur itinerarin nga Durrësi, Tirana dhe Vlora. Me një traditë 114-vjeçare, Giro d’Italia sjell jo vetëm emocionin e garës, por edhe një hap të rëndësishëm për të prezantuar Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026