Berisha i përgjigjet policisë: Gjekmarkaj u rrethua nga 15 narko-komisarë dhe policë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pas përfundimit të protestës së opozitës ka shkuar në Spitalin e Traumës, ku ndodhet për ndihmë mjekësore, deputeti Agron Gjekmarkaj.
Pas daljes nga spitali, Berisha ka reaguar lidhur me deklaratën e Policisë së Shtetit në të cilën mohohet të jetë ushtruar dhunë ndaj deputetit Gjekmarkaj.
Sipas Berishës, ai jo vetëm u dhunua, por kanë qenë 15 efektivë që e kanë rrahur deri sa i shkaktuan gjendjen e të fiktit.
“Zoti Gjekmarkaj është dhunuar në mënyrën më të pakonceptueshme nga 15 narko-komisar dhe policë. Po si mund të rrethohet një njeri, një deputet, një nënkryetar parlamenti nga 15 efektivë?
Ata e kanë qëlluar, se ndryshe pse do humbiste ndjenjat ai? Ata e kanë qëlluar dhe kur humbi ndjenjat ai e kuptuan se çfarë bën. Akti është një krim publik i përsëritur. Që të marrësh e të rrëmbesh Agron Gjekmarkaj si protestuesin më agresiv, tallesh me veten tënde. Ka qenë porosi e Edi Ramës, sjellja ndaj tij”,-tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet