Media greke: Radhët në Kakavijë i zgjidh vetëm anëtarësimi i Shqipërisë në BE
Mediat në vendin fqinj kanë vendosur në qendër të tyre situatën e rradhëve të përsëritura në doganën e Kakavijes sa herë që ka festa.
Sërish në këto ditë të festave të fundvitit personat që lëvizin në të dyja anët e kufirit në Kakavijë po përballen me rradhë pritje në sportelet e dokumentave në tokën greke.
Në një shkrim të një portali theksohet se kjo situatë zgjidhet vetëm me anëtarësimin e Shqipërisë në BE ndërsa artikulli shoqërohet me foto ta radhëve të makinave në doganën greke të Kakavijës.
Pritja e padurueshme në pikën kufitare të Kakavijes
34 vite e njëjta rradhë, i njëjti fenomen në doganën e Kakavijës. E njëjta rrëmujë dhe radhë për grekët dhe shqiptarët.
Teksa po kthehen për disa ditë, për pushime, për të kaluar bukur në vendet e tyre Krishtlindjet dhe Vitin e Ri, shajnë në pikën kufitare. Punonjësit e palës greke i shqetësojnë më shumë me pritjen në sportele.
Mediat, nga të dyja anët, numërojnë kilometrat e makinave në radhë. Ata nuk marrin parasysh përgjegjësitë ndërsa e paraqesin situatën me një lajm të thjeshtë dhe titull klishe të zakonshëm.
Besojmë se kjo situatë do të ndryshojë vetëm me anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
LEXONI GJITHASHTU:
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale