Hargreaves i bën thirrje KQZ-së: Respektoni ligjin, jo interesat politike
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të respektojë procedurat ligjore në rastin e certifikimit të Listës Serbe.
“I bëj thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës që të sigurojë se procesi zgjedhor të kryhet me integritet dhe bazuar në procedura të drejta ligjore, e jo mbi interesa politike”, shkroi Hargreaves.
Më 23 dhjetor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e certifikoi Listën Serbe partinë më të madhe të serbëve në Kosovë për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Përfaqësues të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), dalën kundër certifikimit të kësaj partie – e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar – duke përmendur që kjo parti nuk e njeh shtetin e Kosovës, dhe atij nuk i referohet me emrin zyrtar, por si “Kosova dhe Metohia”.
Në reagimin e tij, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Hargreaves, kërkoi nga KQZ-ja dhe anëtarët e saj që të jenë gjithëpërfshirës dhe transparent.
“Presim që KQZ-ja dhe të gjithë anëtarët e saj të vlerësojnë certifikimin e Listës Serbe sipas një zbatimi gjithëpërfshirës, transparent dhe të qëndrueshëm të rregulloreve përkatëse”, tha Hargreaves.
Ndërkohë, Lista Serbe e ka konsideruar vendimin si të kundërligjshëm.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka pretenduar të hënën se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po tenton “të eliminojë kundërshtarin e vetëm” në Kosovë, Listën Serbe.
Më vonë, Vuçiç ka thënë se ka biseduar edhe me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, për ato që i ka konsideruar shkelje të ligjit ndërkombëtar nga ana e Prishtinës, duke ia pamundësuar Listës Serbe pjesëmarrjen në zgjedhje.
LEXONI GJITHASHTU:
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon