Rehabilitohet rruga Hekal-Klos, Balluku: I shërben banorëve të Mallakastrës
Në bashkinë e Mallakastrës ka nisur puna për rehabilitimin e rrugës Hekal–Klos, me gjatësi 3 kilometër.
Një investim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, parashikon një ndërhyrje të plotë në të gjithë gjatësinë e rrugës, zgjerimin e saj si dhe rritjen e sigurisë rrugore. Rregullimi i kësaj rruge pritet të ndikojë edhe në turizmin lokal.
“Jemi në Hekal në Mallakastër, në një kantier të ri. Në një kantier që adreson kërkesat e komunitetit pas takimeve që kemi bërë këtu.
Fondi shqiptar i zhvillimit, duke pasur mundësinë e kontratave kuadër, që tashmë ka të lidhura, kemi marrë vendimin për të mirën e të rinjve që kemi në këtë zonë, ti japim mundësinë që ata të udhëtojnë në rrugë të mira ashtu siç po ndodh në gjithë Shqipërinë.
Na rezulton se edhe numri i vizitorëve në dy parqet arkeologjike që janë në Mallakastër janë rritur shumë”,-tha Belinda Balluku.
LEXONI GJITHASHTU:
FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 18:53 “Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë
- 18:48 Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq