Dhuna me bazë gjinore në hapësirën digjitale, Balluku: Gratë e Parlamentit gjykohen

4 Dhjetor 2024 | 11:07

Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku ishte e pranishme këtë të mërkurë në një takim në Kuvend ku foli për temën e dhunës me bazë gjinore në hapësirën digjitale.

“Në një mënyrë apo një tjetër, zonjat janë viktimë e ndasisë gjnore, qoftë kjo digjitale apo reale. Secili prej nesh mund të ketë qenë pjesëe një sulmi digjital apo sulmi me bazë gjinore. Shikoja lajmet, fjalime të deputetëve qoftë të majtë apo dhe të djathtë që salla e Parlamentit ka erë parfumesh të shtrenjta.

Nuk e di që në sallën parlamentare kemi hyrë që të na mbajnë erë parfumet, nuk e di se kush i ndan se sa të shtrenjta janë dhe se kush i ka këto nuhatje”, tha Balluku.

Ajo shpreh shqetësimin se përfaqësues të politikës shqiptare janë fokusuar ne pamjen e jashtme të grave të parlamentit, që sipas saj është diçka e pavend për rolin që ato kanë në parlament.

“Përfaqësues të politikës tregojnë se si kanë ndryshuar disa gra të parlamentit në pamjen e tyre. Nuk e di çfarë rëndësie ka pamja në rolet që ne kemi në Parlament, apo pamja ime sepse unë vesh çizmet dhe i futem baltës nëpër kantiere që supozohet se është punë burrash. Nuk duhet të jemi nën presionin se si dukemi pasi e gjithë kjo transmetohet në mënyrë banale dhe në mediat sociale”, shtoi Zëvendëskryeministrja Balluku.

Gjithashtu ajo theksoi angazhimin që ka ndërmarrë qeveria shqiptare duke thënë se: “Për sa i përket angazhimit të qeverisë shqiptare për barazinë gjinore apo dhunës në media digjitale, besoj dihet që qeveria ka ndërmarrë veprime konkrete nga ligji për mediat audiovizive si dhe shumë hapa të tjerë ligjorë të miratuar”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës këtë të enjte, pasi në shtëpinë e tij, në fshatin Trush, iu gjetën 4 armë...
09:02 | 16/07/2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare, e cila nis në orën 10:00 si zakonisht. Ashtu si seancën e shkuar mësohet se Partia Demokratike...
08:49 | 16/07/2026

PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues

Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të organeve drejtuese, duke zgjedhur tre nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri dhe Komisionin e Apelimit. Komisioni Zgjedhor...
07:47 | 16/07/2026