Tre tenorët ndriçojnë skenën e Korçës, spektakël unik në prag të Krishtlindjes
Në vigjiljen e Krishtlindjes tre tenorë të njohur ndërkombëtarë nga Ukraina, Meksika dhe Kosova sollën një spektakël të jashtëzakonshëm në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë. Me një repertor të përzgjedhur nga kryeveprat botërore, koncerti krijoi një atmosferë të veçantë festive.
Në vigjiljen e Krishtlindjes Korça u kthye në qendër të emocioneve dhe artit, teksa tre tenorë të njohur ndërkombëtarë – Vitaly Kovalchuk nga Ukraina, Rodrigo Trosino nga Meksika dhe Granit Musliu nga Kosova sollën një spektakël të jashtëzakonshëm në teatrin “Andon Zako Çajupi”.
Me një repertor të përzgjedhur nga kryeveprat botërore, koncerti krijoi një atmosferë të veçantë festive, duke i ofruar publikut një përvojë unike dhe një atmosferë të magjishme Krishtlindjesh.
Interpretimet e arieve dhe pjesëve më të njohura të muzikës klasike të tenorëve, u shoqëruan me mesazhe të fuqishme për shpresë dhe bashkim, duke ndërtuar një lidhje të fortë me të pranishmit.
“Mbrëmja ishte fantastike dhe publiku shumë i ngrohtë. Jam i lumtur që rikthehem për herë të tretë në Shqipëri, një vend që më ka dhuruar shumë momente të bukura dhe suksese profesionale. Korça është e mahnitshme, me arkitekturën dhe atmosferën e saj të veçantë”,-tha Rodrigo Trosino, Tenor.
“Ishte fantastike. Për mua si shqiptar i Kosovës nga Mitrovica është gjithnjë kënaqësi të këndojë përpara publikut shqiptar, dhe sot për herë të parë në Korçë. Më pëlqeu atmosfera e njerëzve këtu në publik. Ishte një koncert fantastik.
Pjesë e koncertit ishin edhe Ramona Tollumani, Bledi Polena dhe Lorenc Radovani, të cilët plotësuan programin me interpretime të shkëlqyera.
Pjesë e këtij spektakli u bënë edhe artistët e njohur shqiptarë Ramona Tollumani, Bledi Polena dhe Lorenc Radovani, të cilët plotësuan programin me interpretimet e tyre të mrekullueshme. Ky eveniment i veçantë, që ndodhi në prag të Krishtlindjeve, ishte një ngjarje e rëndësishme për qytetin e Korçës, e cila solli një frymë festash dhe harmoni mes kulturave të ndryshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut