Gjykata e Prishtinës dënon me 15 vite burg Çedomir Aksiq për krime lufte
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 15 vjet burgim Çedomir Aksiqin për krime lufte të kryera në komunën e Shtimes.
Nga raportimet, gjykimi ndaj tij është zhvilluar në mungesë dhe ai është dënuar për krime që, sipas aktakuzës, janë kryer në periudhën janar-maj 1999. Në nëntor të vitit 2023 nisi gjykimi ndaj Arsiqit.
Ky është rasti i parë i një gjykimi të tillë, pasi gjykimet në mungesë lejohen me Kodin e ri të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.
Në seancën e parë, Prokuroria tha se kishte shfrytëzuar të gjitha mundësitë ligjore që Arsiq të ishte i pranishëm në gjykatë, por nuk ishte arritur.
Sipas aktakuzës, që u ngrit majin e vitit të kaluar, Çedomir Aksiq, së bashku me pjesëtarë të tjerë të forcave serbe, kishte urdhëruar dëbimin e banorëve të lagjes në pikën e quajtur “Kodra e Gështenjave”, vend midis fshatrave të Mulapolc, Reçak dhe Petrovë, në komunën e Shtimes.
Në aktakuzë thuhet se ata më pas kishin djegur shtëpitë e të dëmtuarave duke u shkaktuar kështu dëme morale dhe materiale.
Në vendin e quajtur “Lugu i Neshës”, në Petrovë të Shtimes, Çedomir Aksiq është akuzuar se e kishte ekzekutuar një person, familjen e të cilit paraprakisht e ndaluar.
Gjithashtu, sipas aktakuzës, Aksiq kishte marrë pjesë në vrasjen e Hajriz Brahimit, Hakin Muratit, Sabri Muratit, Arif Muratit, Ahmet Mustafes, Sadik Mujotës, Skënder Halitit dhe Hanumshahe Mujotës, në Reçak.
LEXONI GJITHASHTU:
Serbia arreston në kufi 73-vjeçarin nga Kosova për krime lufte, familjarët hedhin poshtë akuzat
Prokuroria Speciale ngre aktakuza ndaj 6 ish-gardianëve serbë për krime lufte kundër shqiptarëve
Ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret
- 22:08 U rrëmbye nga persona të armatosur në qershor, gjendet e vdekur gazetarja në Meksikë
- 21:55 Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:46 Sekuestrohen 46 kg kanabis në Rinas pas kontrollit të fluturimit Toronto-Tiranë, dy persona nën hetim
- 21:44 Putin përballet me presion në rritje mes luftës në Ukrainë