Aktakuzë për krime lufte ndaj një shtetasi serb

19 Nëntor 2024 | 14:09

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër të pandehurit  S.L.,  për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”, e sanksionuar me Ligjin Penal të RSFJ-së.

Sipas aktakuzës, veprimet penale janë kryer gjatë periudhës 1998-1999 në fshatin Panorc, Komuna Malishevë, shkruan KosovaPress.

“I pandehuri, duke vepruar në bashkëkryerje me pjesëtar të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare, duke kryer arrestime të kundërligjshme, tortura fizike dhe psikologjike të rreth 500 qytetarëve që nuk ishin të përfshirë në luftë, dëbime masive të popullatës shqiptare, shkatërrim të pronave dhe plaçkitje. I pandehuri gjendet nën masën e paraburgimit deri në një vendim tjetër të gjykatës. Kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Serbia arreston në kufi 73-vjeçarin nga Kosova për krime lufte, familjarët hedhin poshtë akuzat

Ministria serbe e Punëve të Brendshme ka njoftuar se e ka arrestuar një person nga Kosova me iniciale O.S Ai u kap në pikëkalimin kufitar...
17:12 | 03/07/2026

Prokuroria Speciale ngre aktakuza ndaj 6 ish-gardianëve serbë për krime lufte kundër shqiptarëve

Prokuroria Speciale këtë të premte ka njoftuar se ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë dy aktakuza me propozim për gjykim në mungesë, për veprën...
16:54 | 03/07/2026

Ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë

Të tjera ankesa janë dërguar pak para afatit të fundit kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në...
15:29 | 03/07/2026