107 emigrantë u shpëtuan në Francë për Krishtlindje, po tentonin të arrinin në Angli
Shërbimet franceze të shpëtimit arritën të shpëtojnë gjithsej 107 emigrantë që po përpiqeshin të arrinin në brigjet e Anglisë përmes Kanalit Anglez gjatë Krishtlindjeve, njoftuan sot mediat franceze.
Siç njoftoi prefektura e asaj zone, për shkak të kushteve të favorshme atmosferike dje, në Krishtlindjet Katolike, u regjistruan një numër i madh i nisjeve me varka me emigrantë nga brigjet e Francës veriore, shkruan gazeta Figaro.
Qendra rajonale e shpëtimit pati gjithsej 12 operacione gjatë Krishtlindjeve.
Ata paralajmëruan se Kanali anglez është një zonë veçanërisht e rrezikshme gjatë dimrit për shkak të anijeve të paqëndrueshme dhe të mbingarkuara që transportojnë emigrantë.
Që nga fillimi i këtij viti, të paktën 73 emigrantë kanë humbur jetën në përpjekje për të arritur në Angli në këtë mënyrë, sipas shifrave zyrtare.
LEXONI GJITHASHTU:
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve