Nesti Angoni, “një mik që ta do të mirën”, kush po e spiunon Veliajn? Flet Manjani

26 Dhjetor 2024 | 21:11

Juristi Ylli Manjani komentoi në emisionin Now në Euronews Albania deklaratën e kryetarit të bashkisë Tiranë Erion Veliaj se ishte kallëzuar në SPAK letër anonime nga një person që nuk ekziston.

Sipas tij nëse kallëzimi është bërë nga një person anonim që nuk duhet a ekziston, atëherë procesi ndaj Veliaj është i parregullt.

“Kur merr një kallëzim një prokuror gjënë e parë që bën është të dijë se kush e ka bërë këtë kallëzim, bën verifikim kush është personi që e ka bërë kallëzimin, ta thërrasim një herë ta pyesim çfarë mendon për çështjen. Në kushtet e anonimatit, prokurori ka pasur dijeni që është sigurisht nëse është kështu si thuhet dhe dhënie e këtij informacioni personit që ke marrë në pyetje është etikisht dhe profesionalisht e parregullt. Në praktikën e sotme të SPAK kemi parë kallëzues popullorë që dinë çdo gjë, janë kallëzues të stisur, të futur nga të tjerë, ndoshta edhe nga SPAK vetë, kjo është drejtësia e spiunllëkut. Në thelb çdo proces penal duhet të ketë përballë dikë, ai që të denoncon duhet ta kesh përballë. Nëse është e vërtetë që Anesti Angoni është kallëzues i Veliajt është proces i parregullt, vetëm nëse ka çuar atje materiale reale”, tha Manjani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026