Egnatia mund Kukësin dhe fiton për herë të parë në histori Superkupën e Shqipërisë!
Egnatia fitoi për herë të parë në histori trofeun e Superkupës së Shqipërisë, pasi mundi Kukësin 2-0 në finalen e luajtur të enjten në mbrëmje në stadiumin “Arena Kombëtare”.
Rrogozhinasit triumfuan me golat e Serxho Ujkës dhe Soumaila Bakayoko.
Egnatia e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Ilir Dobjan (GK), Albano Aleksi, Regi Lushkja, Soumaila Bakayoko, Renato Malota (C), Edison Ndreca, Arbin Zejnullai, Arbenit Xhemajli, Rezart Rama, Serxho Ujka dhe Abdurraman Fangaj.
Kukësi e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Amarildo Dervishaj (GK), Erest Lamellari, Abiodun Basit Yusuf, Albi Matani, Mario Berishaj (C), Francesko Hasaj, Abdulkadir Abubakar Nasir, Xhuljan Kapllanaj, Redon Dragoshi, Geri Selita dhe Redon Danaj.
Egnatia dominoi takimin që në fillim dhe pas disa rasteve të mira ja doli mbanë të zhbllokonte rezultatin me Serxho Ujkan në minutën e 20-të. Pjesa e parë u mbyll 1-0.
Në fraksionin e dytë ndeshja u bë tepër interesante. Kukësi shpërdoroi disa mundësi të mira me kapitenin Beshiraj. Megjithatë, Egnatia realizoi golin e dytë në të 85-ën me Soumaila Bakayoko. Ndeshja u mbyll 2-0 për Egnatian.
Zv. Presidenti i FSHF-së, Lutfi Nuri, shpërndau medaljet për ekipet dhe i dhuroi trofeun e Superkupës Egnatias.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës




