Broja bujë në mediat britanike, vlerësohet për paraqitjen ndaj Man Cityt
Sulmuesi shqiptar është vlerësuar për paraqitjen e tij, ndërsa Phil Foden është bërë viral pas një momenti të veçantë me Brojën.
Ndaj Manchester Cityt, duket se fati është gjithmonë me të. Si në kohën kur luante me Chelsean, edhe tani tek Everton, Broja shkëlqeu sërish. Anësori kuqezi la gjurmë pozitive në përballjen me kampionët në fuqi të Anglisë, dhe më pas, mediat britanike e përmendën veçanërisht atë. Një episod u regjistrua në duelin me Phil Foden, por jo vetëm. Mëngjarashi anglez e pati të pamundur ta ndalte vrullin e Brojës, duke tentuar të merrte topin, por në mënyrë kaq të fuqishme sa i hoqi thuajse të mbathurat.
Pavarësisht këtij momenti, performanca e Brojës ishte në tërësi pozitive. Ai u vlerësua me notën 7.1 sipas Flashscore, një vlerësim shumë i mirë, sidomos duke parë edhe vlerësimet që morën lojtarët e tjerë të ekipit.
Mediat britanike i kushtuan artikuj Brojës, duke e vlerësuar për atë që dha në fushën e lojës. Po ashtu, trajneri Sean Dyche e ka shprehur besimin te lojtari, edhe pse në këtë duel pritej që Broja të niste si titullar.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut