“Topi i Artë ishte një padrejtësi”- Ronaldo: Kush merionte ta fitonte

28 Dhjetor 2024 | 11:21

Cristiano Ronaldo ishte një nga protagonistët kryesorë në mbrëmjen gala të zhvilluar në Dubai, ku ai u nderua me tre çmime në Globe Soccer Awards. Portugezi i njohur fitoi çmimin për karrierën e jashtëzakonshme, atë të golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave, dhe titullin e futbollistit më të mirë në Azi. Megjithatë, ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen gjatë ceremonisë ishte deklarata e tij lidhur me fituesin e Topit të Artë, një çmim që ai e konsideron të kontestueshëm.

Ronaldo nuk ngurroi të shprehte mendimin e tij për çmimin prestigjioz, duke theksuar se për të ishte një padrejtësi që Rodri mori këtë trofe, ndërsa ai beson se Vinicius Jr. meritonte të ishte fitues. “Vinicius e meritonte Topin e Artë. Ishte një vendim i padrejtë në këndvështrimin tim. E meritonte edhe Rodri, por besoj se këtë vit më shumë nga të gjithë e meritonte Vinicius për atë gol në finalen e Ligës së Kampionëve,” tha Ronaldo. Ai gjithashtu e vlerësoi Globe Soccer Aëards për ndarjen e çmimeve në mënyrë më të ekuilibruar dhe të drejtë.

Në fjalimin e tij, Ronaldo shprehu falënderime për të tre çmimet që fitoi gjatë mbrëmjes dhe tha se ndihet ende në formë, pavarësisht se po i afrohet moshës 40 vjeç.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026