Zhegrova: Franca s’e njeh Kosovën, po e prezantoj në mënyrë të shkëlqyer te shokët
Futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova, u zgjodh në formacionin e vitit në Francë nga tifozët, duke eklipsuar edhe yjet e PSG-së, pas paraqitjeve të shkëlqyera me ekipin e Lille.
Lidhur me këtë vlerësim, të publikuar në L’Équipe, Zhegrova foli ekskluzivisht me gazetarin Altin Sulçe, në emisionin “Max Sport” në Euronews Albania.
Në formacionin e vitit në Francë – “Franca nuk e suporton Kosovën, edhe pse nuk dua të merrem me politikë, por unë jam shumë i lumtur dhe krenar që kam ndikuar që francezët ta njohin edhe më shumë Kosovën dhe ta prezantoj në mënyrën më të mirë. Ky vit ishte i shkëlqyer dhe shpresoj që 2025 të jetë më i miri”.
Çfarë të mungon në Francë nga hapësira shqiptare? – “Në Prishtinë jam rritur, dhe kur shoh rrugët ku kam kaluar, shkollën time, miqtë, familjen, shoqërinë, të gjitha më mungojnë. Edhe në Shqipëri më mungon bregdeti ynë. Kam qejf t’i bëj reklamë vendit tim, i mbledh lojtarët te Lille dhe u them që të vinë ta vizitojnë Shqipërinë. Këta i kanë lojtarët në Mykonos, por unë u them të vinë në Shqipëri dhe ta vizitojnë”.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 12:23 Dy akademikë kinezë marrin për herë të parë çmimin më të lartë në matematikë për zgjidhjen e problemeve shekullore
- 12:14 Legjenda holandeze Van Bommel emërohet trajneri i ri i Belgjikës
- 11:57 U kapën në lokal me armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike. Në pranga 3 persona në Shkodër
- 11:39 Antonio Guterres takon Presidentin sirian Ahmad al-Sharaa, vizita e parë zyrtare e një shefi të OKB-së në 17 vjet
- 11:12 Plagosi me thikë kushëririn pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet 60-vjeçari në Lushnje
- 11:06 Dyshohet se spiunonte për një vend të huaj, policia belge arreston praktikante e NATO-s