Temperatura të larta në 15 ditëshin e parë të janarit, meteorologia bën parashikimin
Meteorologia Lajda Porja ka bërë një parashikim të motit për muajin janar në Euronews Albania, teksa e ka cilësuar këtë javë si një javë vjeshtë për shkak të tempëraturave të larta.
“Janari ka qenë me temperatura mjaft të larta me një mot të ngrohtë, por gjatë kësaj jave, edhe me pse me temperatura po prap të larta, do të kemi prani të vranësirave dhe reshjeve të shiut, më së shumti në veri”, tha Porja.
Meteorologia ka bërë një parashikim duke nisur nga dita e mërkurë deri në fund të javës teksa thekson se në përgjithësi kemi të bëjmë me një mot të qëndrueshëm.
“Dita e mërkurë do të ketë rebeshe shiu. Në zonat e thella malore reshjet do të jenë në formën e dëborës. Gjatë ditës së enjte do të kemi ndërpreje të këtyre reshjeve, më shumë kthjellime dhe diell. Do të jetë një javë mjaft e ngrohtë sepse temperaturat do të rriten çdo ditë në mëngjes. Edhe zonat malore do të jenë me vlerën maksimale 17-18 gradë.
Do ta specifikoja si një javë vjeshte. Parashikohet se të paktën 15 ditëshi i muajit janar të jetë më i ngrohtë me temperatura të larta, por me prezencë të reshjeve, pa problematika”, theksoi Lajda Porja.
Ajo gjithashtu shton se pjesa e dytë e muajit janar, do të ketë më shumë prezencë të diellit.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi