Rama mbledh kryesinë e PS-së, në fokus vota e diasporës në zgjedhjet e 11 majit
Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të hënë mbledhjen e parë për vitin 2025 të kryesisë së Partisë Socialiste ku të pranishëm ishin dhe drejtuesit politikë të qarqeve.
Mbledhja zgjati rreth dy orë ku në pjesën e parë të mbledhjes, u diskutua për procesin e organizimit të votës së diasporës. Kryeministri Edi Rama kishte vendosur fundin e dhjetorit si afatin e fundit për përfundimin e procesit të krijimit të “librit të diasporës”. Kjo ka qenë një detyrë e ngarkuar për 12 drejtuesit e qarqeve dhe kryetarët e bashkive, të cilët duhet të identifikonin të gjithë votuesit në diasporë.
Në pjesën e dytë të mbledhjes, u trajtua organizimi i partisë për zgjedhjet e vitit 2025 dhe programi që do të paraqitet për fushatën. Rama, së bashku me kryeparlamentaren Elisa Spiropali, u larguan nga mbledhja pas përfundimit të diskutimeve.
Ky takim vjen vetëm pak ditë përpara nisjes së regjistrimit të emigrantëve që dëshirojnë të votojnë në zgjedhjet e 11 majit 2025.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut