Shtyhet gjyqi mes ish-Drejtorit të Policisë së Shkodrës dhe Gazmend Bardhit

6 Janar 2025 | 13:04

Gjykata e Posaçme shtyu për në datën 13 janar gjyqin për padinë e shpifjes të bërë nga ish-Drejtori i Policisë Shkodër Edmond Sula ndaj deputetit të PD-së Gazmend Bardhi.

Gjyqtarja e çështjes e shtyu seancën për shkak se Gazmend Bardhi nuk kishte marrë dijeni për gjyqin e kësaj të hëne ku i pranishëm sot ishte vetëm Edmond Sula.

Seancën e kaluar, palët nuk pranuan ta zgjidhnin konfliktin me pajtim, gjë që bëri Gjykatën e Posacme ta kalonte çështjen në seancë gjyqësore.

Edmond Sula paditi në GJKKO kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazmend Bardhi, pasi ky i fundit në datë 12 shtator, në foltoren e Kuvendit, hodhi akuza ndaj ish-Drejtorit të Policisë së Shkodrës duke cituar disa komunikime që kanë dalë nga aplikacioni “Sky Ecc”.

Përveç kësaj çështje, Bardhi është paditur në GJKKO edhe nga OSHEE.sha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër

Në gjashtë muajt e parë të vitit, përmes pikave kufitare në veri të vendit kanë hyrë dhe kanë dalë mbi 2 milionë shtetas dhe rreth...
17:47 | 24/07/2026

Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë

Shqipëria, me një normë papunësie prej 8.4%, renditet ndër vendet me tregun më të vështirë të punës në Europë. Ky nivel e vendos vendin mbi...
17:40 | 24/07/2026

Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”

Dinamo City mori një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë të raundit të dytë të UEFA Conference League, duke barazuar 1-1 në transfertë ndaj Aluminij...
17:32 | 24/07/2026