U dënua me burg GJKKO, ish-kryebashkiaku kërkesë nga arratia Gjykatës së Lartë
Fran Frrokaj, ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, i shpallur në kërkim që prej 23 dhjetorit pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, i është drejtuar Gjykatës së Lartë me një kërkesë për pezullimin e dënimit. Frrokaj kërkon që zbatimi i vendimit për rikthimin në burg të shtyhet deri në shqyrtimin e rekursit nga Gjykata e Lartë.
Frrokaj është dënuar me 2.8 vite burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës, pas një vendimi të dyfishuar nga Gjykata e Posaçme e Apelit. Më parë, Gjykata e Shkallës së Parë e kishte dënuar ish-kryebashkiakun me 1.4 vite burg. Sipas akuzës, gjatë kohës kur shërbente si kryetar i Komunës Shënkoll, ai së bashku me ish-zyrtarë të tjerë favorizuan regjistrimin e 82 pasurive të paluajtshme për disa persona.
Frrokaj gjithashtu është dënuar më parë nga Gjykata e Shkodrës me 2 vite burg për një çështje të ngjashme që lidhej me tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin. Megjithatë, ai u lirua nga qelia falë përfitimit nga amnistia penale.
Pas marrjes së urdhrit të ekzekutimit nga Gjykata e Apelit, Policia ka kryer disa kontrolle në banesën e Frrokajt, por ai nuk është gjetur. Ish-zyrtari i lartë tashmë konsiderohet në kërkim.
LEXONI GJITHASHTU:
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik