Shpërndante kokainë në kryeqytet, arrestohet 28-vjeçari, i gjendet kanabis në banesë
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin “Rrugica”, ku ka arrestuar një 28-vjeçar që dyshohet se ishte pjesë e një rrjeti të shitjes së narkotikëve në kryeqytet.
Efektivët e Komisariati Nr. 6 të Tiranës sekuestruan disa doza kokaine dhe rreth 800 gramë cannabis sativa, të cilat dyshohet se do të shiteshin në tregun ilegal.
“Pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, ku thuhej se një shtetas, i identifikuar si Jashar Shima, 28 vjeç, banues në Tiranë, shiste doza kokaine në rrugën “Bakalli” të kryeqytetit, efektivët kanë ndërhyrë për të arrestuar të dyshuarin ndërsa ky i fundit menjëherë ka shpërbërë një dozë lënde të dyshuar narkotike kokainë. Gjatë kontrollit fizik ndaj 28-vjeçarit dhe në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar doza të lëndës së dyshuar narkotike kokainë dhe rreth 800 gramë lëndë të dyshuar narkotike canabis sativa, që dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen në Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama në Poloni për Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, zbardhet agjenda
Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve
“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal
- 10:11 Rama në Poloni për Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, zbardhet agjenda
- 10:09 Grupi E5 mblidhet në Berlin, udhëheqësit evropianë premtojnë një rol më të fortë në NATO para takimit me Trump
- 09:55 Neymar rikthehet në fushën e Kupës së Botës, stadiumi ngrihet në këmbë. Braziliani nuk i mban lotët (VIDEO)
- 09:52 Përplasje fizike mes 15 personash në Lipjan, shkak një pronë. 11 prej tyre përfundojnë në spital
- 09:45 I theu këmbën mesfushorit kanadez, Assim Madibo ndëshkohet me 5 ndeshje pezullim për ndërhyrjen e rëndë
- 09:35 Tërmetet që tronditën Venezuelën, djali i Maduro-s: Situata është shumë serioze, po luftojmë për të shpëtuar të mbijetuarit