Fluturime direkte Izrael-Shqipëri, Rama: Mundësi për turizëm dhe biznes

8 Janar 2025 | 11:54

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot vendosjen e fluturimeve direkte nga Izraeli drejt Shqipërisë.

Në një postim në X, Rama theksoi se ky hap përbën një mundësi të jashtëzakonshme për zhvillimin e marrëdhënieve kulturore, turistike dhe ekonomike mes dy vendeve.

“Ky është një lajm i mrekullueshëm për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Izraelit dhe Shqipërisë!”, shkruan Rama, duke shtuar se fluturimet direkte jo vetëm që do ta bëjnë udhëtimin më të përshtatshëm, por gjithashtu do të hapin dyert për shkëmbime kulturore, turizëm dhe mundësi biznesi.

Rama theksoi lidhjen historike midis dy kombesh, veçanërisht rolin heroik të Shqipërisë në strehimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, si një themel për një miqësi më të thellë dhe më të qëndrueshme.

“Nxitja e izraelitëve për të eksploruar peizazhet befasuese, traditat e gjalla dhe ekonominë në rritje të Shqipërisë do të nxisë pa dyshim miqësi dhe partneritete më të forta,” theksoi ai.

Ai gjithashtu shprehu mirënjohjen e tij ndaj presidentit të Izraelit, Isaac Herzog, për angazhimin e tij në forcimin e lidhjeve shqiptaro-izraelite dhe për mbështetjen e dhënë për rritjen e mundësive të biznesit midis dy shteteve.

“Mirënjohës ndaj një njeriu të jashtëzakonshëm, një udhëheqësi frymëzues dhe mikut tim të dashur, Isaac Herzog, i cili solli me vete në Shqipëri një grup sipërmarrësish të shquar izraelitë dhe për fjalët e tij inkurajuese drejtuar komunitetit hebre të biznesit,” shtoi Rama.

Ky lajm është një hap i rëndësishëm për përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe për forcimin e partneriteteve të mundshme në të ardhmen.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përkeqësimi i ekonomisë, biznesi u rrit vetëm me 1.1% në vitin 2025

Ndonëse ekonomia u rrit me 3.9% në vitin 2025, sipas të dhënave paraprake të INSTAT, rreth 72% të kontributit në këtë rritje e kanë sjellë...
15:43 | 24/06/2026

Prodhimi bujqësor arrin në 9,7 milionë tonë, shtohen perimet, bien drithërat dhe frutat 

Fermerët shqiptarë kanë prodhuar rreth 9,7 milionë ton produkte bujqësore gjatë vitit 2025. Sipas INSTAT, perimet udhëhoqën prodhimin, me 1.4 milionë tonë, me rritje vjetore...
15:37 | 24/06/2026

Tregu i punës në 2025, papunësia zbret në 8.4%, paga mesatare 84 mijë lekë

Numri i të punësuarve arriti në 1.17 milionë persona në vitin 2025. Krahasuar me vitin parardhës, numri i tyre ka pësuar një rënie të lehtë...
19:51 | 23/06/2026