Qeveria miraton bonusin e pranverës, shpërblim për pensionistët deri në 10 mijë lekë

9 Janar 2025 | 16:51

Me hyrjen e pranverës për mbi 700 mijë pensionistët do të ketë një shpërblim të dytë. Qeveria kaloi atë që njihet si bonusi i pranverës.

Ky shpërblim në vlerën e 6.3 miliardë lekëve pritet të shpërndahet pak javë para zgjedhjeve të 11 majit.

Qeveria miratoi edhe një ndryshim në ligjin për vlerësimin dhe kompensimin financiar për ish pronarët. Dhjetori i 2027-ës është përcaktuar si data e fundit për shqyrtimin dhe vlerësimin ndërsa fundi i 2028-ës për kompensimin financiar të ish pronarëve.

Deri në fundin e vitit 2028 qeveria parashikon një shumë prej 14 miliardë lekësh për të kompensimin financiar të ish pronarëve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026