Policia procedon protestuesit e opozitës te Bashkia Tiranë: Bllokuan rrugën
Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 7 mbështetës të Partisë Demokratike dhe Aleancës për Teatrin, të cilët morën pjesë në protestën e opozitës përballë Bashkisë Tiranë ditën e premte.
Sipas policisë, procedimi i këtyre shtetasve u bë për shkak të bllokimit të rrugës për qarkullimin e mjeteve.
Uniformat blu deklarojnë se këta persona vendosën një automjet në mes të rrugës përapra bashkisë Tiranë, duke ndaluar qarkullimin e lirshëm në këtë aks.
Materialet procedurale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit: A.L, 24 vjeç, E.V, 33 vjeç, B.K, 38 vjeç, A.K,53 vjeç, K.B, 36 vjeç, E.E, 35 vjeç dhe G.S, 56 vjeç, të gjithë banues në Tiranë”, njofton policia.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta