Nga 10 mijë deri në 200 mijë euro, ndërtuesi i varkave tregon koston e tyre
Në emisionin “Real People” të Flori Gjinit në Euronews Albania, këtë javë ishte si protagonist Martini, një ndërtues varkash i njohur në Durrës.
Martini ndau historinë e tij të veçantë, që filloi rastësisht pas një takimi me një zotëri italian nga Venecia, i cili e udhëzoi drejt ndërtimit të varkave.
Sipas Martinit, varka e tij e parë u quajt “Iliria” dhe ka një gjatësi prej 18 metrash. Ajo është një varkë tradicionale shqiptare, e punuar me dru dhe vela, një krijim që pasqyron mjeshtërinë e tij dhe lidhjen me traditën.
Ai shpjegoi se varkat kanë një kosto të konsiderueshme ndërtimi, duke arritur deri në 200 mijë euro për modelet më të mëdha dhe më të mira.
“Një varkë si ‘Shtriga’ mund të kërkojë deri në 7 muaj për t’u ndërtuar,” thotë Martini.
Ai tregon se punimi i varkave është një proces i gjatë dhe i detajuar, ku varkat më të vogla mund të përfundojnë për një muaj e gjysmë, ndërsa ato më të mëdha dhe më të komplekse kërkojnë më shumë kohë.
“Varka e vogël mund të realizohet brenda një muaji e gjysmë, por për ato të mëdha si ‘Shtriga’ nevojiten deri në 7 muaj,” shton ai.
Çmimet e varkave që Martini ndërton variojnë nga 10 mijë euro për modelet më të thjeshta, deri në 200 mijë euro për ato më të shtrenjta dhe luksoze.
“Varka “Shtriga”, që ka marrë shumë vëmendje, është një shembull i luksit dhe mjeshtërise së lartë të ndërtimit të varkave dhe e ka koston te 200 mijë euro, thotë ai.
Martini ka ndarë përvojën e tij mbi sfidat që ka hasur gjatë punës dhe tregon një episod përpara një aktiviteti ku do paraqiteshin varkat në një konkurs në Venecia:
“Sfida më e madhe ishte para se të shkonim në Venecia, kur varka ‘Shtriga’ ishte ende e papërfunduar. Puna që do të ishte e nevojshme për dy muaj u realizua në vetëm 23 ditë, ku punuam pa ndalur, 24 orë në ditë dhe flinim vetëm dy orë në makinë”, tha Martini.
Ai shtoi se për arsye familjare nuk arriti dot të udhëtonte në Venecia, por gjithsesi mori shumë mesazhe dhe falënderime, dhe ndihet i kënaqur me suksesin që arritën atje.
LEXONI GJITHASHTU:
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit