Atentati ndaj biznesmenit në Tiranë, gjendet i djegur motori i autorit

13 Janar 2025 | 17:02

Policia e Tiranës ka gjetur një motor të djegur në vendin e quajtur “Kodrat e Sharrës” që dyshohet se i përket autorit të vrasjes së biznesmenit Bujar Nasufi një ditë më parë në zonën e Pallatit me Shigjeta në kryeqytet.

Pas kontrolleve dhe verifikimeve në mbetjet e motorit te djegur është gjetur edhe një armë zjarri. Bëhet fjalë për një automatik të shkurtër (mp5). Edhe arma është shkrumbuar totalisht.

56-vjeçari Bujar Nasufi u vra mbrëmjen e së dielës sapo doli nga mobilieria e tij në rrugën “Irfan Tomini” dhe me automjetin e tij tip “Benz” ngjyrë gri, iu drejtua banesës në rrugën “Myrte Zeneli”. Autori, i maskuar dhe duke përdorur një motor si shpërndarës picash, e ndoqi viktimën deri pranë banesës së tij.

Sapo bashkëshortja e Nasufit zbriti nga makina, autori, e qëlloi nga një distancë shumë e afërt me një armë zjarri të tipit pistoletë.

Gjithsej u qëlluan gjashtë plumba, dy prej të cilëve rezultuan fatalë për 56-vjeçarin.

Sa i përket motiveve të ngjarjes, policia nuk ka arritur ende të zbulojë konflikte të hapura të viktimës, pasi ai njihej si person i qetë dhe pa precedentë penalë.

Pista kryesore e hetimeve lidhet me konflikte të mundshme për çështje pronësie.

Familja Nasufi, me origjinë nga Tirana, e përbërë nga katër vëllezër, jeton në zonën e Selitës që prej periudhës së diktaturës. Ata janë pronarë të disa bizneseve në rrugën “Irfan Tomini”.

Familjarët kanë deklaruar se ndarja e pronave është bërë herët dhe nuk ka pasur probleme mes vëllezërve. Viktima, rezulton si baba i një djali 6-vjeçar, ai njihej si një qytetar i rregullt dhe i respektuar në komunitet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë

Gjashtë funksionarë të shtetit janë vënë nën masa sigurimi me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit, pasi dyshohen për përfshirje në një skemë abuzimi me fondet...
14:13 | 25/06/2026

U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij

Policia e Korçës këtë të enjte ka finalizuar një operacion ku ka vënë në pranga një 31-vjeçar ndërsa është proçeduar në gjendje të lirë kushëriri...
13:32 | 25/06/2026

Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë

Është arrestuar në flagrancë këtë të enjte autori i vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kavajë, ku pas një konflikti mes dy vëllezërve, njëri...
13:27 | 25/06/2026