Pse u vra biznesmeni 56-vjeçar në Tiranë, pista që po hetohet në lidhje me atentatin
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati që mbrëmjen e së dielës tronditi zonën e “pallatit me Shigjeta” në kryeqytet, ku u ekzekutua me armë zjarri një 56-vjeçar.
Viktima, Bujar Nasufi, doli nga mobileria e tij në rrugën “Irfan Tomini” rreth orës 20:20 dhe me automjetin e tij tip “Benz” ngjyrë gri, iu drejtua banesës në rrugën “Myrte Zeneli”. Autori, i maskuar dhe duke përdorur një motor si shpërndarës picash, e ndoqi viktimën deri pranë banesës së tij.
Sapo bashkëshortja e Nasufit zbriti nga makina, autori, e qëlloi nga një distancë shumë e afërt me një armë zjarri të tipit pistoletë.
Gjithsej u qëlluan gjashtë plumba, dy prej të cilëve rezultuan fatalë për 56-vjeçarin.
Sa i përket motiveve të ngjarjes, policia nuk ka arritur ende të zbulojë konflikte të hapura të viktimës, pasi ai njihej si person i qetë dhe pa precedentë penalë.
Pista kryesore e hetimeve lidhet me konflikte të mundshme për çështje pronësie.
Familja Nasufi, me origjinë nga Tirana, e përbërë nga katër vëllezër, jeton në zonën e Selitës që prej periudhës së diktaturës. Ata janë pronarë të disa bizneseve në rrugën “Irfan Tomini”.
Familjarët kanë deklaruar se ndarja e pronave është bërë herët dhe nuk ka pasur probleme mes vëllezërve. Viktima, rezulton si baba i një djali 6-vjeçar, ai njihej si një qytetar i rregullt dhe i respektuar në komunitet.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti
Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë
U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij
- 14:45 Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti
- 14:25 Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë
- 14:21 Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant
- 14:19 Kupa e Botës, momenti kur makina merr përpara tifozët në Meksikë. Ddisa të plagosur (VIDEO)
- 14:13 Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë
- 13:52 Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura